Transmetuar më 21-04-2017, 16:31
Publicitet

Për herë të parë, publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish efektivit të Policisë Ajet Zeqaj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, një ngjarje tepër e rëndë por që ende nuk është zbardhur, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit.

Pamjet janë publikuar nga Lapsi.al dhe janë fiksuar nga kamera e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, ku duket qartë momenti kur atentatori me pistoletë në dorë i afrohet viktimës dhe shkrep armën në drejtim të tij. Lapsi.al shkruan se këto pamje i disponon edhe policia e shtetit.

Siç duket edhe në pamje, autori i dyshuar është i veshur me xhinse, një xhaketë të zezë dhe mban një kapele të bardhë me strehë. Fytyra e tij është fiksuar në profil, por për policinë dhe prokurorinë nuk është e mjaftueshme për të identifikuar se kush është autori, që dyshohet se mund të jetë një vrasës me pagesë.

Kamera e sigurisë, ka fiksuar edhe momentin kur atentatorit i bllokohet pistoleta dhe me të goditur, e zhbllokon atë për të vazhduar me qitjet në drejtim të trupit të Ajet Zeqajt, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Në pamje, duket që atentatori edhe pasi rrëzohet viktima, vazhdon ta qëllojë nga afër për t’u siguruar që i mori jetën.

Por pavarësisht se kjo video është administruar si provë që nga dita e vrasjes, mbrëmjen e 16 marsit 2016, policia dhe prokuroria ende nuk kanë gjetur autorin e ekzekutimit. Vetëm pak metra nga trupi i vrarë, policia ka gjetur pistoletën me silenciator, të cilën autori gjatë ikjes e kishte hedhur poshtë një makine. Por pavarësisht gjetjes së saj nuk janë fiksuar gjurmë të gishtave.

Ish efektivi Zeqajt kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ka qëndruar disa muaj pas largimit nga policia e shtetit. Ai kishte lindur në Qesarat të Tepelenës dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elton Çiço, i vrarë edhe ky 2 muaj më pas, më 1 maj, në një lokal në Tiranë.

Ajet Zeqaj, që nga vitit 1996 deri në vitin 1999 ka qenë pjesë e Forcave Speciale në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1999 deri në vitin 2001 ka punuar si agjent i antikrimit dhe në vitin 2001 deri 2002 ka punuar pranë policisë rrugore, nga ku është larguar dhe nuk është kthyer më në polici. /b.l/noa.al/ 

Vrasja e ish-policit në “Bllok”, zbardhet dëshmia e motrës

Vrasja e ish- policit pak para largimit drejt SHBA, pistat ku dyshohet

Ekzekutimi i ish-policit me 3 plumba, dyshohet vrasës me pagesë

Pistat e hetimit për atentatin në ish- Bllok, nga lidhja me diplomaten te droga

Gruaja e ish-efektivit të vrarë, u bë dëshmitare e Jehovait

Polici i ekzekutuar, i lidhur me një punonjëse të ambasadës

Ekzekutimi i ish- policit me plumb në kokë, autori i bëri pritë

Vritet me silenciator tek Blloku ish-polici, ishte kthyer nga Franca

Loading...