Transmetuar më 21-04-2017, 14:43

Victoria Beckham u vlerësua me titullin OBE (Urdhri i shkëlqesisë së perandorisë britanike), nga ana e princit William.

Kjo nuk është hera e parë që një titull i tillë jepet për familjen Beckham, pasi 13 vite më parë e mori David. Ndërsa tashmë futbollisti u la në hije nga bashkëshortja stiliste, e cila spikati dhe u vlerësua për ndikimin që ka me stilin e saj shik dhe të rafinuar.

Ish- këngëtarja e Spice Girls, u paraqit në Buckingham Palace këtë të enjte, bashkë me të shoqin David, e veshur me një fustan të zi elegant, me taka të larta dhe me flokët e mbledhura, shkruan noa.al.

Pas ceremonisë dhe falënderimeve në rrjetet sociale, ajo festoi në një lokal bashkë me fëmijët Brooklyn, 18 vjeç, Romeo, 14, Cruz, 12 dhe Harper, 5, si dhe me miqtë më të ngushtë. Victoria tha për gazetarët pas ceremonisë, “Nëse ëndërroni shumë dhe përkushtoheni plotësisht, mund të realizohen dëshira shumë të mëdha”. /a.y/noa.al