Transmetuar më 21-04-2017, 14:10

Një grua në Berat e cila ishte denoncuar si e zhdukur këtë të mërkurë nga familjarët, është gjetur e mbytur në lumë.

Trupi i pajetë i gruas 85- vjeçare me iniciale V.N., është gjetur një ditë më vonë.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të së enjtes, në lagjen “Çlirimi” në lumin Osum, tek “Deriku i Prerë”, e moshuara u gjet e mbytur pa shenja dhune.

Gruaja me banim në Berat ishte denoncuar si e zhdukur të mërkurën nga fëmijët dhe të afërmit e saj, pasi ishte larguar nga banesa pa gjurmë.

Dyshohet se gruaja është hedhur në lumë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes hetimet janë në vijim.

Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Beratit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al