Transmetuar më 21-04-2017, 13:59

Nuk e dinte që ishte shtatzënë, por kur shkoi në banjë për shkak të dhimbjeve të forta në bark, solli në jetë një fëmijë, të cilin e la në tualet.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Kinë, në qytetin e Nanjing, më 19 prill, ku një grua e re, lindi në banjën e shtëpisë, pa e ditur që priste një fëmijë.

Gruaja me emrin Yue ishte në shtëpi me bashkëjetuesin e saj kur nisi të kishte dhimbjet e para, por pasi shkoi në banjë kuptoi se kishte lindur. Por e përfshirë nga paniku e la foshnjën brenda në bidenë e tualetit, shkruan noa.al.

Ishte bashkëjetuesi i saj ai që lajmëroi policinë dhe ndihmën e shpejtë, të cilët bën të mundur shpëtimin e foshnjës.

I mituri u dërgua në maternitetin e Nanjing, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut. Nënë e bir janë shëndoshë e mirë nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al