Transmetuar më 21-04-2017, 13:23

Këngëtarja e njohur amerikane Beyonce është kritikuar nga fansat në lidhje me pamjen e saj të kohëve të fundit. Ylli i muzikës amerikane e cila pret dy binjakë, është shfaqur në disa foto me një pamje ndryshe nga Beyonce që jemi mësuar të shohim. Shtatzënia e ka bërë Beyonce të shtojë disa kilogramë. Mirëpo siç duket fansat nuk e kanë pëlqyer pamjen e saj të re.

Beyonce duket në foto me flokët e gjatë bionde dhe të bëra gërsheta, më buzë të kuqe që i kombinojnë mjaft mirë me fustanin e kuq të errët që ka veshur.

Këngëtarja ishte në festën Beauty & Essex në Hollywood për të festuar ditëlindjen e Lenny Santiago, përfaqësuese lartë e etiketës muzikore të Jay Z, Roc Nation, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fotografitë e realizuara në makinën private të këngëtares filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale. Komentet në lidhje me pamjen e këngëtares ishin të tipit “e trashë”, “e shëndoshë”, “e fryrë” dhe të tjera si këto. 

Megjithatë kishte edhe të tjerë fansa të këngëtares që nuk e gjykuan pamjen e saj. “Nuk e kuptoj çfarë janë gjithë këto komente, Beyonce është një grua shtatzënë dhe pamja e saj është mës e normale”, shkruan njëri prej tyre. /g.v/noa.al