Transmetuar më 21-04-2017, 12:54

“Nëse shikoni këtë objekt në publik, lajmëroni menjëherë policinë”. Është kyu apeli i bërë nga policia e Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të lajmëruar qytetarët lidhur me atë që duket një varëse e thjeshtë për rroba.

Por në fakt fsheh diçka që s’ua merr mendja. Në varësen e cila mund të gjendet në çdo banjë publike, ose në dhomat e zhveshjes nëpër dyqane, mund të fshihet një videokamerë, e cila përdoret nga njerëzit perversë, për të spiunuar njerëzit në momentet e tyre intime.

Apeli i policisë amerikane siç shkruan noa.al, vjen pasi janë zbuluar shumë pajisje të tilla nëpër lokale, kjo për shkak edhe të kostos së tyre të lirë dhe që mund të blihen online.

Kështu që i’u kërkohet qytetarëve që të mos i anashkalojnë rastet, nëse konstatojnë objekte të tilla, për të mirën e privatësisë së tyre. /a.y/noa.al