Transmetuar më 21-04-2017, 11:46

Dalin pamjet nga ajo që mbeti pas në lokalin “Fiks Fare” në Vlorë, ku mbrëmjen e së enjtes u ekzekutua një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Në ambientet e lokalit shihen rrëke gjaku, gjurmë plumbash dhe xhama të thyer.

Dyshohet se shënjestra e sulmit ishte viktima Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues në Vlorë, ndërsa vajza e plagosur ishte në tavolinë me të.

Mbrëmjen e djeshme në lokal ishte e ftuar këngëtarja Blerina Balili dhe bashkëpunëtori i saj Kleando Harunaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e lokalit ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Krahas viktimës u plagosën tre persona të tjerë Florjan Hila, 28 vjeç i cili ndodhej një tavolinë pas viktimës, Arsonel Llanaj, 32 vjeç kamerier i lokalit dhe Arta Luka, 26 vjeçe e cila ndodhej bashkë me viktimën.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri në këto momente janë shoqëruar tre persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkaktuar panik.

Viktima akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2001 në Vlorë, kur ishte vetëm 16 vjeç. Për krimin për të cilin u akuzua, Gjioveshaj u dënua me 12 vite burg, por ai u arratis jashtë vendit, duke mos e vuajtur dënimin.

I riu u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua, por ajo që mbetet e paqartë janë rrethanat e lirimit të tij. /a.y/noa.al

Masakra në Vlorë, zbulohet e shkuara kriminale e viktimës

Masakra në Vlorë, ky është momenti i transportit të një prej të plagosurve

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Identifikohet personi që mbeti i vrarë në Vlorë, pamjet nga vendngjarja

Breshëri armësh në Vlorë, një i vdekur dhe tre të plagosur