Transmetuar më 21-04-2017, 11:31

Pas protestës së ditës së djeshme, para Parlamentit, mbi 1 mijë protestues të verbër, dhe të tjerë persona me aftësi të kufizuara, i janë drejtuar me një letër ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka. Në letrën, që noa.al, disponon, ata kërcënojnë se do të ngujohen para ministrisë, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Në pikën 1 të letrës, thuhet se personat me aftësi të kufizuara, do të presin vetëm një javë për përgjigje mbi kërkesat e tyre, që lidhen me përfitimin e më shumë të drejtave, dhe rritje me 10 përqind të pagës së paaftësisë.

Dhe në rast se nuk do të marrin përgjigje, ata kërcënojnë se do të ngujohen përpara ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. /k.k/noa.al/