Transmetuar më 21-04-2017, 11:26

Në kinema ka bërë të qeshin, të qajnë dhe të ëndërrojnë. Shumë… Në moshën 49- vjeçare aktorja Julia Roberts është shpallur sërish femra më e bukur në botë.

Për të pestën herë që nga viti 1991 ajo është kurorëzuar nga revista “People” si femra më e bukur në botë. Aktorja thotë se ndihet e nderuar dhe bën shaka duke thënë se ka thyer çdo rekord, ndërsa kujton se miku dhe kolegu i saj George Clooney e ka fituar titullin vetëm dy herë, njëlloj si Jennifer Aniston dhe Michelle Pfeiffer.

“Nuk kam frikë nga kalimi i kohës, e rëndësishme është që të plakesh me elegancë. Kushedi ndoshta pas 26 vitesh, kur të jem gjyshe, mund të përkëdhel nipërit e mi”, thotë ajo.

Kanë kaluar plot 26 vite që kur në vitin 1991, Julia asokohe 23 vjeçe, shënoi sukses absolut me rolin e saj tek “Pretty Woman”, shkruan noa.al.

Por që nga ajo kohë, karriera dhe bukuria e Roberts duket se nuk janë venitur, kështu që pas Oscarit në vitin 2000, në vitin 2005 u bë nënë e dy binjakëve Hazel dhe Finn. Por vlerësimi ndaj saj, vjen më se i merituar duke qenë se nuk ka përdorur kurrë botox dhe ndërhyrje estetike. /a.y/noa.al