Transmetuar më 21-04-2017, 11:04

Identifikohet autori i sulmit të një nate më parë, në Paris të Francës. Autoritetet thonë se ai është 39-vjeçari, Karim Cheurfi.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është marrë njëherë në pyetje për shkak të dyshimeve për terrorizëm, por është lënë më pas i lirë për mungesë provash.

Cheurfi ka qenë i dënuar më parë me 20 vite burg, pasi tentoi të vrasë një polic edhe në vitin 2001.

Por, në kundërshtim me deklaratat e zyrtarëve francezë, ISIS ka marrë përsipër sulmin dhe thotë se agresori është një shtetas belg, i quajtur Abu Jozif.

Nga sulmi i mbrëmshëm, në bulevardin Champs Elysees, humbi jetën një efektiv policie dhe u plagosën dy të tjerë. /k.k/noa.al/