Transmetuar më 21-04-2017, 10:32

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar sot urdhër arresti për deputetin e Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.

Gjyqtari Beqir Kalludra tha se pas arrestimit të Kurtit, atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.

Kalludra këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.

Albin Kurti ka qenë protagonist në protestat e që janë organizuar në Kosovë, jo vetëm në rrugë, por edhe në Parlament.