Transmetuar më 21-04-2017, 10:18

Kryeministri Edi Rama, sjell në vëmendje njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili në një reagim pas vizitës së ministrit Bushati në SHBA, shpreh nevojën e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje, dhe përparimin me reformën në drejtësi.

Nën titullin, “kush gënjen”, Kryeministri Rama publikon të plotë njoftimin zyrtar të DASH.

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.” /k.k/noa.al/