Transmetuar më 21-04-2017, 10:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afrikën e Jugut, ku një foshnjë disa muajshe, është gjetur e gjallë, tre ditë pasi nëna e saj e kishte varrosur.

Nëna e saj 25-vjeçare, ishte e trembur nga reagimi i familjes kur të mësonte se ajo kishte lindur fëmijën e dytë, dhe kishte bërë një varr me rërë dhe dru për të varrosur vajzën e saj.

E reja e pranoi që e kishte bërë një gjë të tillë kur policët e zbuluan trupin e foshnjës. Ndërkohë, fëmija është dërguar në spital për të marrë mjekim. /k.k/noa.al/