Transmetuar më 21-04-2017, 09:55

E përkundi në krevat trupin e pajetë të të voglit, për ditë të tëra me radhë, pasi foshnja kishte ndërruar jetë 17 ditë pas lindjes. Bëhet fjalë për Laura Elliot, nënën 27-vjeçare angleze , të cilës agjencia funerale i siguroi asaj një shtrat të posaçëm.

Laura “e përkundte foshnjën e saj të pajetë dhe më pas e vendoste në gjumë”.

Pak Cowen, vdiq prej meningjitit vetëm 17 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Krevati ku u mbajt i vogli kishte temperatura të ulëta, ku trupi i foshnjës mund të mbahej i ftohtë, duke u lejuar prindërve të tij ta vizitonin çdo ditë për më shumë se dy javë para se t’i bëhej funerali.

Mami Laura mund ta merrte, ta përqafonte, ta puthte si dhe të kalonte sa kohë që donte çdo ditë të birin e saj.

“Për herë të parë kemi dëgjuar për ekzistencën e këtij lloj shtrati dhe pasi djali u nda nga jeta vendosëm që ta merrnim shtratin në mënyrë që Cowen të qëndronte edhe disa ditë me ne. E kam zemrën të copëtuar, por e dija që kjo gjë do të më ndihmonte jo vetëm mua por edhe pjesën tjetër të familjes. Është vërtet e mahnitshme ta kem ende djalin në shtëpi. Kështu ne do t’ia japim lamtumirën siç duhet Cowen”, u shpreh Laura, shkruan noa.al.

Më tej ajo kujton momentin kur i vogli i saj ndërroi jetë. “Ajo ditë filloi normalisht si të gjitha ditët e tjera. Unë si gjithmonë vajta të ushqeja djalin, por pashë se diçka nuk po shkonte, lëkura e tij kishte marrë një tjetër ngjyrë, ishte si e mavijosur”, tregon ajo.

Laura dhe burri i saj, Mark, e dërguan menjëherë djalin e tyre në spital.

“Doktorët bënë të pamundurën, por ishte tepër vonë. Djalit i kishin mbetur vetëm 3 orë jetë”, tha ajo.

Pas kësaj ata vendosën që të merrnin krevatine posaçëm për djalin që të qëndronte edhe disa kohë me ta. I vogli qëndronte në një nga dhomat e spitalit dhe ata shkonin për ta vizituar sa herë që të donin.

Ne mund t’a merrnim edhe në shtëpi krevatin e Cowen, por do të ishte shumë e vështirë për fëmijët e tjerë dhe për këtë falenderoj agjencinë funerale si edhe spitalin, të cilët na mundësuan shtratin dhe ambientin”, u shpreh nëna 27-vjeçare. /g.v/noa.al