Transmetuar më 21-04-2017, 08:42

Një studim i ri i cili shqyrtoi temperaturën e lartë të qumështit, ose UHT, siç e quajnë studiuesit  po i ndihmon ata të kenë një ide më të qartë me qëllim që të avancohen trajtimet kuruese për sëmundje të caktuara. UHT, i njohur edhe si trajtim ultra-nxehtësie ose ultra-pasterizim, është një proces që sterilizon qumështin duke e ngrohur atë në mbi 275 gradë celcius për 1-2 sekonda për të bërë të mundur vrasjen e mikrobeve te qumështi. UHT përdoret gjithashtu në lëngje frutash, krem, qumësht soje, kos, verë, mjaltë si dhe në produkte të tjera.

Hulumtuesit në Universitetin Kombëtar të Australisë kanë zbuluar se dy proteina të palidhura bashkohen në qumështin UHT gjatë muajve për të formuar grupe të njohura si fibrile amiloide, të cilat shkaktojnë te qumështi transformomim nga gjendje të lëngshme në një xhel.

Ato gjenden gjithashtu në depozitat e pllakave të trurit te pacientët që vuajnë nga sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson, lloj sëmundjesh të shëndetit mendor.

Rreth 500 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

“Parkinson, diabeti dhe diabeti i tipit 2 janë probleme të mëdha për moshën e tretë në Australi si dhe në shumë vende të tjera anembanë botës”, tha në një deklaratë për mediat John Carver, profesor në Shkollën Kërkimore të Kimisë në Universitetin e Australisë.

Hulumtuesit zbuluan se struktura e proteinave të qumështit ndryshoi kur nxehej në rreth 140 gradë Celcius ose 284 gradë Fahrenheit për të prodhuar në këtë mënyrë efektin e formës xhelatinoze, shkruan noa.al.

Studiuesit shpresojnë se zbulimi do t’i ndihmojë ata që të fitojnë një ide më të qartë të sëmundjeve që lidhen me moshën me qëllim të avancohen trajtimet kuruese për sëmundjet si Alzheimer dhe Parkinson. /g.v/noa.al