Transmetuar më 20-04-2017, 23:20

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka postuar një video në rrjetet sociale ku ia “ka punuar” gjyshes së tij së cilës i thërret Ije.

Duke xhiruar në video ai i ka thënë asaj që të rregullojë flokët në mënyrë që të bënin një pozë.

Videon ai e ka shoqëruar edhe me disa fjalë.

“Edhe qahem nga @xhensilamyrtezaj un pse rregullo floket kur do me dal foto… na Ija pra…”, shkruan Besi krahas videos.

Duke qënë një shaka, në fund të filmimit Besi i dhuron një puthje gjyshes së tij të dashur./a.k/noa.al/