Transmetuar më 20-04-2017, 21:45

Pas përcaktimit të skuadrave gjysëmfinaliste në Ligën e Kampioneve, kompanitë e basteve kanë përcaktuar se kush është skuadra favorite për të fituar trofeun.

 Në gjysmëfinale janë kualifikuar Real Madrid, Juventus, Atletico Madrid dhe Monaco.

Sipas kuotimeve, favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve është Real Madridi.

Madrilenët kuotohen me koefiçentin 2.6, për ta fituar këtë garë.

Në vendin e dytë është pozicionuar Juventusi, me koefiçentin 3.

Më pas Atletico e Madridit kuotohet me koefiçentin 4.5, ndërsa Monaco me 7.5.

Shorti i përballjeve do të hidhet ditën e nesërme në Nyon të Zvicrës, në orën 12:00./a.k/noa.al/