Transmetuar më 20-04-2017, 21:03

Një ndër temat që diskutohet shpesh mes Benardit dhe Xhenit është çështja e ushqimit, por edhe mënyra se si ata të dy sillem me njëri-tjetrin.

Benardi i thotë Xhenit se pati një bisedë më Danjelin në lidhje me ushqimin dhe ky i fundit i kishte thënë se ushqimin e tij ja kishte dhënë Benardit, por këtë ai se pranon.

“Jam duke ngrënë ushqimin tim dhe të Xhenit, i thash atij. Ai ka hequr bukën të ma japë mua kur ka qenë duke e hedhur në kosh”, thotë Benardi.

Më pas, ai i afrohet Xhenit. “Mos më picko. Më ke bërë me shenja”, i thotë ajo. “Unë s’të kam bërë. Mendohu kush ta ka bërë shenjën. S’ta kam bërë unë dhe këtë duhet ta kuptosh”, reagon Benardi./Big Brother/