Transmetuar më 20-04-2017, 19:55

Kryeopozitari Lulzim Basha ka njoftuar sot intesifikimin e protestave në të gjithë Shqipërinë. Nga çadra e lirisë, Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e hënë në orën 11-12 të bashkohen në bllokimin total të trafikun kombëtar në të gjithë Shqipërinë.

“Në funksion të arritjes se këtij qëllimi madhor, të këtij vendimi të patjetërsueshme të 18 shkurtit, opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetarë ne të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar, si bërthamë të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin. 

Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë, të majtë, patriot, të rinj, të reja  të bashkohemi midis orës  11-12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Ky është vendimi i opozitës së bashkuar. Kjo është një orë e madhe solidariteti kombëtar, është një orë e madhe mesazhi. Kurrë më nuk do të ketë tërheqje dhe kompromis por vetëm qëndresë deri në hedhjen e themelit të republikës së re që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat foli edhe për anëtarët e KQZ-së duke u kërkuar atyre që të mos pranojnë kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen me disa ditë të afatit të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi në të kundërt do i çojnë për ndjekje penale.

"Kjo çadër dhe kjo lëvizje e madhe ja foli të shpërthejë dhe shpartallojë pazaret e mëdha. KQZ me të vërtetë ka refuzuar pranimin e kërkesës për të shtyrë afatin, por duhet të hedhë atë poshtë sepse po nuk e hodhët poshtë jeni në kushte të shpërdorimit të detyrës dhe do ju çojmë për ndjekje penale.

Nuk ka kompromis me ëndrrën e shqiptarëve. Në dialog ne vim me kërkesat e shqiptarëve që përbëhen me dy pjesë të lidhura me njëra tjetrën, që janë qeveri teknike dhe hapit i dytë, mandati i kësaj qeverie që ka të bëjë me zbatimin deri në fund të dekriminalizmit për të larguar nga institucionet shtetërore ata që nuk kanë rënë nga qielli, por solli Edi Rama dhe i mban në krye të vendit", tha Basha. /b.l/noa.al/