Transmetuar më 20-04-2017, 19:47

Jody Kossow një nënë nga Ilinois në SHBA, theri me thikë djalin e saj 8-vjeçar Thomas, pasi e qëlloi 55 herë në trup. Pas ekspertizës rezultoi se fyti i tij ishte prerë në 7 vende, mushkëritë dhe zemra ishin goditur disa herë, si dhe disa goditje i kishte pasur në krahë dhe në shpinë.

Por pavarësisht aktit të saj të rëndë, Kossow u shpall e pafajshme për shkak të shëndetit të saj të rënduar mendor dhe është dënuar me 100 vjet izolim në Departamentin e Shëndetit Mendor, që do të kujdeset për të në vijimësi.

Vrasja ndodhi në shtator të vitit 2013 gjatë natës, kur bashkëshorti Michael dhe vajza tjetër e çiftit ishin duke fjetur. Pas ngjarjes, nëna e djalit është shprehur se ai i ishte dukur si djalli që e ndiqte, prandaj ajo kishte reaguar në atë mënyrë.

“Sapo vrava djalin tim. Djalli po më ndiqte. Oh Zot, djalli po më ndiqte”,- u tha Jody policëve në telefonatën e parë menjëherë pas ngjarjes.