Transmetuar më 20-04-2017, 19:33

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është takuar këtë pasdite me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Takimi u mbajt në ambientet e kryesisë së Kuvendit dhe nuk është i pari mes tyre qëkur Shqipëria është futur në krizë politike, me opozitën që ka bojkotuar Kuvendin dhe zgjedhjet.

Idrizi dhe Meta kanë ardhur me propozime konkrete për të nxjerrë opozitën nga protesta dhe për të hapur rrugën e dialogut mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha, i cili kërkon rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e në qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. /b.l/noa.al/