Transmetuar më 20-04-2017, 19:18

Një romancë e re në horizont….?! Qetësohuni! Nuk ka asgjë mes Lady Gagas dhe Bradley Cooper, ata janë thjeshtë duke punuar për projektin më të fundit, “A star is born”.

Këngëtarja ka rolin e parë si aktore në këtë riprodhim të muzikalit të famshëm dhe mjaftojnë imazhet e shpërndara nga puthja pasionante për të provuar se ajo është një aktore e lindur.

Filmi lidhet me rritjen në karrierë të një femre, ndërkohë që pengohet nga prindërit. Në film, Bradley luan rolin e një personazhi të alkoolizuar, që ndihmon personazhin e Lady Gaga që të gjejë rrugën e famës dhe pasurisë.

Filmi pritet të dalë në ekranin e madh më 18 shtator. “A star is born” është gjithashtu edhe debutimi i Cooper si regjisor. Ky i fundit, muajin e kaluar u bë për herë të parë baba pas lindjes së fëmijës që ka me Irina Shayk. /b.l/noa.al/