Transmetuar më 20-04-2017, 18:13

Një sasi prej 20 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Librazhdit në kuadër të një operacioni të koduar “Parkingu”. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjitës natribani, e dyshuar “kanabis sativa”.

Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës. Ai dyshohet të ketë drejtuar automjetin me targë AA 648 JO i cili në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike.

Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës, i cili duke drejtuar automjetin me targë AA 449 JG,  dyshohet të ketë shoqëruar automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga  qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A.L., 45 vjeç banues në Durrës. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 20 kg lëndë narkotike e dyshuar “kanabis Sativa”, si dhe 3 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.l/noa.al/