Transmetuar më 20-04-2017, 17:39

Një 31 vjeçar nga Kruja i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar ditën e sotme. Adrian Gjebeshi 31 vjeç ka tentuar të vrasë me armë zjarri mbrëmjen e 5 tetorit të vitit 2015, një 25 vjeçar në qendër të qytetit të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen Nr.1, në qendër të qytetit të Krujës, për motive të dobëta dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar dhe plagosur shtetasin E.N., 25 vjeç, banues në Krujë.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësore Krujë më datë 08.10.2015, ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest me burg” për Gjebeshin, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentative” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve në ambiente të hapura publike pa leje të organeve kompetente shtetërore”. /b.l/noa.al/