Transmetuar më 20-04-2017, 17:10

London Nor Liço e ka ndryshuar rrënjësisht jetën e çiftit të ri Ledion Liço dhe Sara Hoxha duke i bërë ata të përjetojnë për herë të parë ndjesinë e të qenit prindër.

Sara gjatë ditës së sotme postoi një foto (e dyta në radhë) me djalin ku shkruante: “Të dëgjoj, është vështirë të jesh fëmijë”.

Por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte komenti i Ledionit, i cili thoshte: “Fillove dhe ti me bebin me kurriz”, i cili çuditërisht u zhduk brenda pak sekondash.

Gjithsesi vlen të theksohet se Ledioni dhe Sara janë kthyer në një ndër çiftet më simpatikë në showbiz.

Ata nuk ngurrojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit  publikisht, edhe pse mes tyre ka lindur kjo dashuri e re. /b.l/noa.al/