Transmetuar më 20-04-2017, 16:57

I zhdukur qysh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, i moshuari në Kavajë i cili kishte humbur çdo kontakt me familjarët është gjetur i pajetë mesditën e sotme.

Viktima e identifikuar si Nexhip Minga 78 vjeç, banues në fshatin Gosë të Kavajës është gjetur i mbytur në një kanal vadidës nga familjarët.

78-vjeçari vuante nga skleroza dhe familjarët kishin denoncuar dje në polici largimin e tij nga banesa.

Në trup nuk i janë gjetur shenja dhune, por është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë nga specialist të mjekësisë ligjore. 

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes është duke punuar për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes. /b.l/noa.al/ 

Kush e ka parë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e këtij të moshuari nga Kavaja