Transmetuar më 20-04-2017, 15:29

Aksident me pasojë një të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Sovjan, ku janë përplasur një mjet kamion tip "Benz" me targë AA267OJ dhe një mjet foristradë me targë AA 898 PM.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 30 vjeçar egjiptian, punonjës i TAP, i cili udhëtonte me mjetin me targë AA 898 PM.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /b.l/noa.al/