Transmetuar më 20-04-2017, 15:09

Seanca e mbledhur në orën 15:00 zgjati vetëm 5 minuta, dhe ishte thjesht formale, dhe u ezaurua pa asnjë kandidat të propozuar.

Komisioni parlamentar i ligjeve konstatoi se nuk kishte asnjë kandidaturë për president as para raundit të dytë të votimit. Kryetarja e Komisionit Vasilika Hysi i kërkoi parlamentit të kryente votimin megjithëse nuk u paraqit asnjë kandidaturë.

Pas dështimit të dy raundeve të para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, Kuvendi ka caktuar datën dhe orën e saktë për zhvillimin e raundit të tretë.

Kështu është vendosur që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet më 27 prill ditën e enjte në orën 15:00

Zgjedhja e kreut të shtetit sipas Kushtetutës mund të bëhet me pesë raunde, ku në tre raundet e para duhet një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla, ndërsa dy raundet e tjera me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Në rast se Presidenti nuk zgjidhet në asnjërën nga raundet, bëhet shpërndarja e Parlamentit dhe shkohet në zgjedhje brenda 45 ditësh. Presidentit aktual Bujar Nishani i mbaron mandati më 24 korrik. /b.l/noa.al/