Transmetuar më 20-04-2017, 14:41

kanabis, 300 bimë narkotike në gjendje të thatë dhe një armë zjarri, duke vënë në pranga dy persona.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, e enjte, u arrestua Alfred Marashi, 20 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

Krahas tij u prangos dhe Leonard Alija, 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim 62- vjeçari Gjon Marashi, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj, u konstatuan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë kanabis sativa.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Marashit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri model 56 me një krehër me 30 fishekë dhe 300 bimë kanabis sativa në gjendje të tharë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë P. A., 49 vjeç, banues në Abat, Njësia Administrative Bashkia Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shalë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al