Transmetuar më 20-04-2017, 14:10

Tre nxënës në Cërrik kanë përfunduar në spital, të helmuar nga sanduiçët që kishin ngrënë në një lokal pranë shkollës.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë i’u referuan materialet Prokurorisë së Elbasanit, për 19- vjeçarin M.M., administrator në një lokal në Cërrik.

I riu është vënë nën akuzë pasi dyshohet se, në Cërrik, në një shkollë të mesme duke tregtuar sanduiçë, janë helmuar tre nxënës 16 vjeç, banues në Cërrik, të cilët ndodhen në spital.

Tre të rinjtë kanë nisur të ndihen keq pak pasi kanë konsumuar sanduiçët, duke dyshuar se ata mund të ishin të prishur. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë për vlerësim. /a.y/noa.al