Transmetuar më 20-04-2017, 14:04

Paraditen e sotme, Ervini është ulur në oborrin e shtëpisë së “Big Brother” dhe ka diskutuar me Benardin dhe Xhenin. Nga biseda, ai lë të kuptohet se ndihet i luhatur për sa i përket lidhjes me Sidritën.

“Jam në një situatë me marrë valixhen e me ik, po e mbaj veten me shumë sforco. Arrin të përfshihesh shumë në një situatë, e padashur e të bohet jeta telenovele”, shprehet Ervini.

E ndërsa ata e pyesin nëse e ka për Sidritën ai përgjigjet “Nuk e di përfundimin. Nuk dua të ndihem i përdorur apo të përdor dikë për lojë. Ndonjëherë nuk është mirë të hysh midis dy personave e ndjen pak pjesën e fajit, nuk dua ta vuaj atë, është më mirë stop”, duke nënkuptuar se Sidrita ende mendon përpersonin që ka lënë jashtë, duke shtuar “E kam marrë vesh prapa, e kap me gjerat që më thuhen, me gjerat që konsumohen”, shkruan faqja e “BB”.

Pas kësaj Ervini i kërkon Xhenit që Të bisedojë me Sidritën për këtë pjesë. E fatmirësisht për Ervinin, Sidrita mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë. “Çfarë faji kam unë që i merr seriozisht te gjitha ai”, i thotë Sidrita-Xhenit.

Sidrita më pas sqaron edhe Ervinin se qëndrimi i saj ishte vetëm provokim për të parë se si do të reagonte. /b.l/noa.al/