Transmetuar më 20-04-2017, 13:58

Grabitet me armë një lokal në Berat, ku i zoti i tij është terrorizuar nga dy persona.

Rreth orës 00.20 të natës së lënë pas, pak pasi kishte kaluar mesnata, dy të dyshuarit kanë hyrë në një lokal në fshatin Kutalli, teksa i zoti ka qenë duke fjetur në polici.

Bazuar në dëshminë pronarit me iniciale E.Ç., dy persona të paidentifikuar, i kanë hedhur një mushama në kokë dhe nën kërcënimin e një armë i kanë marrë lekët e xhiros.

Ai ka thënë më tej se nën kërcënimin e armës ata janë larguar duke i thënë se do kishte pasoja nëse do reagonte.

Por pas largimit të tyre ai lajmëroi policinë, duke bërë denoncim mbi çfarë kishte ndodhur.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al