Transmetuar më 20-04-2017, 13:34
Publicitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet vendore të datës 7 maj për kreun e bashkisë së Kavajës.

Sipas shortit që u hodh përpara anëtarëve të KQZ-së, i pari në fletën e votimit do të renditet kandidati i pavarur Astrit Haka. I dyti do të jetë kandidati i të majtës Klodian Shehi.

“KQZ miraton përmbajtjen e fletës së votimit për bashkinë Kavajë”- njoftoi kreu i KQZ, Denar Biba. Zgjedhjet në Kavajë do të mbahen më 7 maj, pas largimit nga ky post të Elvis Roshit.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë sot në shqyrtim edhe kërkesën e Partisë Socialiste për Integrim për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, afat që ka skaduar në datën 19 prill. /b.l/noa.al/

Loading...