Transmetuar më 20-04-2017, 13:27

Një fotografi ku ekspozon plotësisht hiret. Bëhet fjalë për Kourtney më të madhen e motrave Kardashian. 31- vjeçarja, motra e Kim dhe nëna e tre fëmijëve, çmend me format e saj.

Nëna e saj Kris Jenner publikon një dedikim, ndërsa motra Khloe publikon një video me momentet më të mira të kaluara bashkë.

Një fotografi artistike, ku Kourtney shihet në buzë të një pishine, krejt e zhveshur e publikuar prej saj në Instagram, ka marrë pafund pëlqimesh.

Mes komenteve më të spikatura është ai i nënës Kris, e cila shkruan, “Ti sjell dashuri dhe lumturi. Je një nënë e mrekullueshme, motër dhe shoqe shumë e mirë. Dhe unë të dua më shumë nga sa fjalët mund ta shprehin… je e bukur brenda dhe jashtë…”

Kourtney Kardashian, siç shkruan noa.al, është nënë e Mason 7 vjeç, Penelope 4 vjeçe dhe Reign 2 vjeç, nga lidhja me partnerin Scott Disick, me të cilin u ribashkua, pas një ndarje prej afro një viti. /a.y/noa.al