Transmetuar më 20-04-2017, 13:15

Kejlor Navas nuk i bind drejtuesit madrilenë, të cilët kërkojnë një emër të madh për të mbrojtur portën e tyre duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Pas refuzimit nga ana e Tibo Kurtuas, drejtuesit e Real Madrid i janë rikthyer një emri mjaft të njohur prej tyre. Bëhet fjalë për David De Gean, i cili një sezon më parë ishte thuajse i transferuar te Reali, por një defekt në printer ia mohoi këtë gjë.

Portieri spanjoll që aktualisht luan për Manchester United është i pakënaqur nga klima e krijuar te ekipi anglez dhe mendohet se ka kërkuar largimin. Ndërkohë, drejtuesit e Realit kanë gati një ofertë prej 70 milionë eurosh për të marrë shërbimet e tij. /b.l/noa.al/