Transmetuar më 20-04-2017, 13:08

Dy persona janë kapur mat në Pogradec teksa po vidhnin në xhepin e një personi një sasi parash.

Ata janë Roland Mukollari, 38 vjeç dhe Fatjon Zdrava, 35 vjeç të dy banues në Elbasan.

Ata u arrestuan mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr 2 në Pogradec, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi prej 8500 lekësh të reja, në xhepin e pantallonave të 61- vjeçarit R.Y., banues në Pogradec.

Ai është pikasur nga persona të tjerë, të cilët kanë sinjalizuar një patrullë policie që ndodhej aty pranë. Në këto kushte Mukollari dhe Zdrava u arrestuan në kushtet e flagrancës nën akuzën e veprës penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al