Transmetuar më 20-04-2017, 12:52

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë një takimi me fermerë në Grabian të Lushnjës u shpreh se PAA është alternativa më e mirë për ta.

Duka në bashkëbisedim me të pranishmit tregoi programin e bujqësisë që kishte hartuar për Partinë Socialiste para zgjedhjeve të 2013, program me të cilin kjo forcë politike u prezantua para zgjedhësve shqiptarë.

Ai tha se ka qenë një nga hartuesit e programit dhe prezantoi një kopje identike të programit të bujqësisë siç është shkruar në 2013.

Duka deklaroi se në programin elektoral të Partisë Socialiste thuhet në angazhimin të rilindet fshati përmes planit me 5 pika:

-Pesëfishimi i financimit publik për bujqësinë. Ku është pesëfishimi? Nuk është se nuk i dinë këta, puna është sa e kanë mendjen Rama dhe rilindja tek fshati. A e ka më shumë se ne. A ka bërë nuk po e pyesim. Kështu është mjeshtër për të folur, ma kalon 100 herë po nuk e ka mendjen shumë.

– Garantimi i ujitjes dhe kullimit në çdo pëllëmbë tokë prodhuese. I ka të shkruara këtu. E ka bërë këtë punë? S’e ka bërë.

– Heqje e akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftën për bujqësinë dhe blegtorinë. Është programi i bujqësisë. Ai sërish ta ka marrë votën ty. Do të vijë sërish dhe do të thotë “Këtë radhë do ta heqim”.

– Heqjen e TVSH për makineritë, për plehrat kimike dhe reduktimi i TVSH për farërat. Kjo është pikë e programit.

– Rajonizimi i prodhmit dhe mbështetje lidhore dhe logjistike për nxjerrjen e prodhimeve në treg.

Gjatë këtij takimi Duka prezantoi edhe kandidatët e PAA për qarkun e Fierit zotin Olsi Çukaj dhe Eduart Sharka.