Transmetuar më 20-04-2017, 12:50

Një çift në Indonezi është ndëshkuar me 25 goditje me kamxhik në bazë të ligjit të sheriatit, pasi u akuzua për marrëdhënie seksuale jashtë martesës.

Çifti ishte njëri prej katër personave që u ndëshkuan me nga 23 deri në 25 goditje me kamxhik pasi u shpallen fajtor për seks jashtë martesës, i cili është i ndaluar në bazë të ligjit të sheriatit.

Ky ligj ndalon njerëzit të kryejnë marrëdhënie para martese, si edhe i dënon të gjithë shkelësit e ligjit në publik.

Gruaja, e cila ishte veshur me të bardha dhe e kishte fytyrën e mbuluar, u ul në gjunjë kur u ndëshkua përpara turmës ndërsa burri qëndroi në këmbë.

Ata u ndëshkuan në qytetin Banda Aceh, i cili është vendi i vetëm në vendin me shumicë myslimane që e njeh sheriatin si pjesë zyrtare të sistemit të vet ligjor. /b.l/noa.al/