Transmetuar më 20-04-2017, 12:39

Një 38-vjeçar i shpëtoi për mrekulli një atentati në Ishull Shëngjin. Ngjarja e rëndë u regjistrua një natë më parë, në fshatin Sakë, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar dhe plagosur me armë një 38-vjeçar me inicialet A. M.

Atentati ndaj tij ka ndodhur afër banesës së 38-vjeçarit. I pyet nga policia për autorin, ai ka deklaruar se nuk e ka parë për shkak të errësirës.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/