Transmetuar më 20-04-2017, 12:31

Astronomët kanë filmuar imazhet spektakolare të një asteroidi, i quajtur “2014 JO25, i cili ka kaluar mbrëmë, shumë pranë Tokës.

Shkëmbi hapësinor duket se ka qenë aq i madh sa disa nga kullat më të larta në Tokë.

Megjithatë “Bussines Insider” bën me dije se asteroidi ka kaluar në mënyrë të sigurtë mbrëmjen që lamë pas.

Astronomët i “bënë sytë katër” mbrëmjen e të  mërkurës, ndërkohë që  asteroido i madh bëri kalimin madhështor sipër kokave të tyre.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se asteroidi me emrin 2014-J025, do të jetë më së afërti Tokës për së paku 500 vitet e ardhshme. /b.l/noa.al/