Transmetuar më 20-04-2017, 12:18

Ndodh shpesh, që acarimi i tifozëve në stadium të shoqërohet edhe me goditjen e lojtarëve me sende të ndryshme. Por, kurrë më parë nuk ka ndodhur që të qëllohen me minj të ngordhur.

Një gjë e tillë ka ndodhur në ndeshjen mes Brondbit dhe Kopenhagës, në kampionatin danez, një ndër ndeshjet më të forta. Situata u ndërlikua aq shumë, saqë nga tribuna vërshonin në fushë minj të ngordhur ndaj skuadrës së Kopenhagës. /k.k/noa.al/