Transmetuar më 20-04-2017, 12:11

Çifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë një lidhje të veçantë mes tyre, e cila është kurorëzuar edhe me vajzën Ameli.

Me rastin e ditëlindjes së Albanit, Miriami i bën një dedikim nga më të bukurit, ku i thotë se e dashuron me çdo qelizë të trupit të saj.

Dedikimi i Miriamit në Instagram, “Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla 🙂 për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado që ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti që do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar të çeli.
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen☺. Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat” 🙂 e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me çdo qelizë të trupit tim. /a.y/noa.al