Transmetuar më 20-04-2017, 11:58

Shqetësim i madh për fansat e aktorit Jim Carrey. Aktori komik ditën e Pashkëve postoi në Twitter një fotografi urimi, ku duket krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Aktori duket sikur është plakur me shpejtësi ekstreme, me flokët e gjatë dhe mjekër të rritur, duke shqetësuar fansat, të cilët nuk kursyen pyetjet nëse është e mirë.

Jim Carrey që nga shtatori i vitit 2015 ka kaluar një periudhë të vështirë, pas vetëvrasjes së ish- të fejuarës Cathriona White, familja e të cilës e akuzon si përgjegjës. /a.y/noa.al