Transmetuar më 20-04-2017, 11:41

Musa i rrëfen Donës për një moment kritik të jetës së tij, para se të hynte në Big Brother.

Ai i tregon se ka kaluar një periudhe shumë të vështirë psikologjike dhe fizike, madje kishte menduar edhe vetëvrasjen.

“Para se të vija këtu kalova një moment të vështirë, nuk haja më bukë. Nuk dilja nga shtëpia, kisha shumë probleme. Nuk e di, kisha atak-panik, më rrihte zemra, marrje mendsh. Kam kaluar 10 muaj në këtë situatë. Mendova të vrisja veten, kalova shumë shumë keq”, shprehet Musa.

Por brenda shtëpisë së Big Brother, ai tregon se ka diçka që e bën të ndjehet shumë mirë.

“Edhe kur erdha këtu isha shumë keq, kisha frikë kur u futa këtu, por nuk e di , tani e ndjej kam gjetur një gjë që më bën shumë mirë”, i thotë ai duke nënkuptuar se Dona ka sjellë një ndryshim shumë pozitiv për të, shkruan faqja e ‘Bb’.