Transmetuar më 20-04-2017, 10:28

Një nga studimet më të fundit ka zbuluar se kanabisi mund të ulë krizat e fëmijëve dhe të rriturve që vuajnë nga “LGS”, një nga format më të rënda të epilepsisë.

“Kanabidioli”, quhet molekula nga bima e kanabisit që ka këtë veti kuruese. Pacientët me epilepsi të llojit “LGS”, shpesh përjetojnë kriza të shumta, duke përfshirë krizën e rënies në tokë, krizë në të cilën ndryshon toni i muskujve, humbjen e vetëdijes dhe dridhje të të gjithë trupit.

Hulumtuesit ndoqën 225 pacientë me epilepsi “LGS”, të moshës 16- vjeç, për 14 javë. Pjesëmarrësve i’u dhanë një dozë më të lartë prej 20 mg të kanabisit, përveç mjekimit të rregullt të përditshëm.

Studimi tregoi se afërsisht 40 për qind e njerëzve me “LGS” përjetuan të paktën një ulje prej 50 për qind për krizat. Pjesëmarrësit që merrnin dozën më të ulët të kanabisit patën një reduktim prej 37 për qind në krizat e dridhjes së trupit dhe 36 për qind kishin reduktime në llojet e krizave të tjera.

Pacientët që morën ‘placebo’, lloj qetësuesi, patën një reduktim prej 17 për qind të krizave dhe 15 për qind patën reduktime të atyre krizave që zgjasin në interval kohor rreth 30 minuta.

“Studimi ynë tregoi se “kanabidiol” tregon premtime të mëdha në zvogëlimin e krizave, të cilat janë të vështira për t’u kontrolluar ndryshe”, tha në një komunikatë për shtyp, Dr. Anup Patel, i Universitetit të Ohios në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Rezultatet tona sugjerojnë se “kanabidiol” mund të jetë efektiv për ata që vuajnë nga “LGS”. Kjo është e rëndësishme sepse kjo lloj epilepsie është jashtëzakonisht e vështirë për t’u trajtuar”, përfundoi ai. /g.v/noa.al