Transmetuar më 20-04-2017, 10:17

Aksident i ngjashëm me skenat e filmave mund të quhet ai i një nate më parë në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Porche”, është përplasur me tre makina të tjera në bulevardin kryesor, Vlorë-Skelë.

Shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia “skëterrë” me të cilën lëvizte drejtuesi i makinës “Porche”, i cili fillimisht ka goditur një automjet tip "Alfa Romeo", me targa AA678 FO, dhe më pas ka përplasur dhe tre mjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonë, në anë të rrugës kryesore.

Si pasojë e përplasjes mjaft të fortë janë dëmtuar edhe tre mjetet e tjera, dy prej të cilave thuajse plotësisht. Fatmirësisht nuk pati viktima e as të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila ka nisur hetimet për aksidentin e ndodhur rreth orës 23:15, pranë fabrikës së orizit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe drejtuesin e automjetit. /k.k/noa.al/