Transmetuar më 20-04-2017, 09:55

Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është përfshirë nga emocionet, duke kujtuar një njeri shumë të rëndësishëm në jetën e saj, por që nuk jeton më.

Duke publikuar një fotografi me të në Facebook, Jozefina tregon se bëhet fjalë për Linda Ihsanin, personit që i besonte çdo gjë kur ishte në krye të Kuvendit.

“Sot bëhen 4 vite që Linda nuk është më. Idealiste, e ditur, e vërtetë, trime… Ishte ndër ata njerëz që rrallë i takon në jetë, e aq më pak në politikë. Sa herë e kam menduar dhe kujtuar edhe ditët e fundit, kur më thoshte: “… jemi lloj në shuarje”, shkruan Topalli. /a.y/noa.al