Transmetuar më 20-04-2017, 09:01
Publicitet

Zbuloi se ishte shtatzënë edhe pse mjekët i patën thënë se nuk mund të bëhej kurrë nënë. Bëhet fjalë për Krista Schwab nga Britania e Madhe e cila vuante nga një çrregullim i pazakontë. Krista ka dy vagina dhe dy mitra.

32-vjeçarja u diagnostikua në moshën 12-vjeçare me “uterus didelphys”, kështu quhet çrregullimi shëndetësor që ajo ka.

Së bashku me bashkëshortin e saj Courtney, 32-vjeç, ata i kishin hequr shpresat që një ditë do të kishin fëmijë. Ndërkohë që kur ata filluan të merrnin në konsideratë mjekimin, IVF, Krista zbuloi se ishte shtatzënë.

“Gjithmonë e ndjeja se kisha diçka të dyshimtë në trupin tim kur bëja testet, por mendoja se është ndonjë gjë normale që çdo femër mund ta ketë”, thotë ajo.

Për vite me radhë, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët, Krista tha se ajo dhe bashkëshorti i saj luteshin se do të donin të bëheshin prindër një ditë.

“Për të arritur këtë patëm shumë dështime”, tha ajo. Por nga një mijë teste shtatëzënie, pa asnjë rezultat pozitiv, unë hoqa dorë nga dëshira ime më e madhe, të bëhesha nënë. Dhjetorin e kaluar ajo shtoi shumë në peshë, kështu që mjekët i thanë të merrte një test shumë të kushtueshëm.

“Ndërkohë që unë dhe bashkëshorti menduam se do ishte thjesht shpenzim parash. Unë, zakonisht jam e qetë, lutem dhe shpresoj, por këtë herë i kishim humbur të gjitha shpresat. Kur e pashë që ishte pozitiv, nuk mund t’a besoja, di që jam rrëzuar në tokë”, thotë Krista, shkruan noa.al.

Ajo tani është 5 muajshe shtatzënë dhe bebja po rritet në anën e majtë të barkut të saj. Zakonisht femrat që vuajnë nga një çrregullim i tillë i mitrës, lindin me operacion.

Megjithatë 32-vjeçarja tha se ende shpreson të ketë një lindje normale.

“Për shkak të dy vaginave të mia, foshnja duhet të zbresë në anën e majtë të vaginës”, shpjegoi ajo.

“Mjekët më kanë thënë se do të lind me operacion, por unë ende shpresoj për një lindje natyrale”, deklaron ajo. /g.v/noa.al