Transmetuar më 19-04-2017, 23:39

Kualifikimi i Juventusit në gjysmënfinalen e Ligës së Kampioneve, ka entuziazmuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili njihet si tifoz “i flaktë” i bardhezinjve.

Ai ka postuar një fotografi ku portieri i Juventusit, Buffon ngushëllon Messin e dëshpëruar pas eliminimit.

Rama e ka cilësuar këtë fotografi si foton e ditës.

Takimi Barcelona-Juventus përfundoi në barazim pa gola, por “Zonja e vjetër”, ksihte fituar një javë më parë në Torino me rezultatin 3-0./a.k/noa.al/