Transmetuar më 19-04-2017, 23:04

Humbja 3-0 një javë më parë në Torino dhe barazimi pa gola mbrëmjen e sotme kundër Juventusit, ka bërë që Barcelona të eliminohet nga gara për trofeun e Ligës së kampioneve.

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi është mërzitur shumë pas këtij eliminimi i cili nuk e ka fshehur dot trishtimin në fushë.

Ai është ngushëlluar nga portieri veteran Gianluigi Buffon.

Ndërsa braziliani Neymar ka shpërthyer në lotë në fund të ndeshjes.

Ai është ngushëlluar nga patrioti i tij, Dani Alves dhe njëkohësisht ish-shoku i skuadrës të Barcelona.